Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin ndaj mbështetësve të tij ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë socialiste të Edi Ramës për të taksuar profesionet e lira.
Berisha shprehet se “Me këtë që po ndodh me profesionet e lira, është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare”.
Më tej ai tha se këto profesione përbëjnë shtresën e kohezionit të një shoqërie në çdo vend të lirë.
Gjithashtu Berisha theksoi se duhet të tatohen aq sa në vendet e Europës pasi kjo do të detyrojë që qytetarët të largohen nga Shqipëria.