Raporti i Antimafias në Shqipëri ka nxjerrë mafian shqiptare si ndër më të rrezikshmet në Itali.
RaiNews shkruan se rastet e kanosjes ndaj administratorëve vendorë, këshilltarëve bashkiakë dhe kryebashkiakë janë në rritje.
Drejtori i DIA-s Michele Carbone është shprehur se në margjinat e prezantimit të raportit për aktivitetin e kryer gjysmën e parë të vitit 2023 Itali është kthyer në rrezik për zyrtarët.
“Kjo është veçanërisht e vërtetë ku korrupsioni nuk ndodh. Janë episode të marrëveshjeve të fshehta në aparatin politiko-administrativ, siç dëshmohet nga seria e gjatë e këshillave bashkiake të shpërbëra për shkak të infiltrimit mafioz”, tha Carbone.
Më tej ai ka thënë se të dhënat më shqetësuese janë rritja e konfiskimeve të armëve në dispozicion të organizatave mafioze dhe se në disa zona mbajtja e armëve shërben për të kujtuar se mafiozët janë aty dhe armët mund ti përdorin në rast se do të jetë e nevojshme.