Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu denoncon sërish bashkinë e Tiranës për tenderat.
“ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë.
Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës konkretisht:
- Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt:
Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’.
‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr.750, datë 27.11.2019 ‘Për Shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore)
Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh
- Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt
Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit)
Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.
- Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt:
Loti I:Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’
Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.
Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 leke” deklaron ai.