Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 16-vjeçar me iniciale A.H.
Ai udhëtonte si pasagjer në një nga makinat që u përfshinë në aksident.
Ndërsa drejtuesi i automjetit me iniciale E.K., 20 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve.