-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dilemat për fatin e profesioneve të lira

Kryesoret

Pritshmëritë e juristëve ndahen për vendimmarrje të favorshme dhe negative kundrejt padisë për profesionet e lira në seancën e ardhshme. Gjykata Kushtetuese pritet të japë konkluzionet përfundimtare më 25 qershor ndaj ankimeve për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Brenda pak muajve nga hyrja në fuqi e tij, ligji është paditur katër herë, pasi për deputetët e opozitës, kontabilistët dhe juristët, shkel parimin e barazisë mes tatimpaguesve dhe cenon sigurinë juridike.

Për juristin Aigest Milo, njëkohësisht edhe përfaqësues ligjor për padinë e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), pritshmëritë janë për vendim pozitiv kundrejt kërkesës për shfuqizimin e ligjit.

Milo thekson se parashikimet e tij mbështeten te paqartësia e shfaqur te përfaqësuesit e institucioneve shtetërore për zbatimin e ligjit dhe mungesa e analizës për efektet e vendosjes së taksimit progresiv te profesionet e lira, kur bizneset e tjera do të vijojnë me zero taksim edhe 6 vjet.

“Si në çdo çështje që shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit ka një pavarësi të gjerë në vendimmarrjen e saj, e cila sigurisht nuk mund të pararendet. Gjithsesi, nga seanca maratonë ditën e martë, mund të nxjerrim disa konkluzione, të cilat mund të na orientojnë për vendimin e pritshëm.

Së pari, duhet të theksojmë që u kuptua nga pyetjet që bënë se kryetarja dhe anëtarët e gjykatës kishin kuptuar qartë problematikat e ngritura dhe parimet kushtetuese, të cilat pretendohet se janë shkelur. Ky element i rrit pritshmëritë për një vendim të favorshëm për kërkuesit (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit