Nga Ksamili në Velipojë u bllokuan 16 mjete lundruese,12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone. 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.