10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I kërkoi një qytetari 50 mijë lekë, arrestohet oficeri i krimeve

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një efektiv policie i dyshuar për korrupsion.

Efektivi Kastriot Palushi me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë u arrestua ditën e sotme nga AMP.

Oficeri është arrestuar pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar nga një kallëzim ndaj tij.

Qytetari ishte kallëzuar nga një grua për kanosje dhe Palushi i kishte kërkuar para që të shmangte hetimet dhe përgjegjësinë penale.

Ndërkohë në cilësinë e provës u sekuestruan një shumë monetare prej 50 mijë lekësh të rinj, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit