Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD.
Çollaku u shpreh se grupimi i Lulzim Bashës duhet të marrë në konsiderat bashkimin me Partinë Demokratike.
“Une si deputet i PD, rreshtuar ne pozicione te kunderta me ish Rithemelimin keto tre vite, nuk jam i gatshem ta refuzoj nje dore te shtrire per paqe e bashkim, te pakten pa e provuar sinqeritetin e saj”, tha si.
Çollaku shkruan se rruga për bashkim është krijimi i një fraksioni brenda PD nga grupimi Basha.
Sipas tij paqes dhe bashkimit të PD i duhet dhënë një shans.