-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënimi i Fredi Belerit, Meta: Vendim politik nga Rama

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me dy vite burg të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Himarës.

Meta shkruan se ky vendim tregon qartë kapjen totale të drejtësisë nga Edi Rama.

“Vendimi politik i gjykatës së kapur nga Edi Rama për dënimin me burg të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, njëkohësisht eurodeputetit, Fredi Beleri është provë e qartë e kapjes totale të drejtësisë nga Kryeministri.

Vetëm një drejtësi me regji mund të guxojë të dhunojë në mënyrë kaq skandaloze ligjin dhe të mbajë dy standarde për të njëjtat akuza, pra dënon me burg Fredi Belerin që mbron pronat e komunitetit himariot dhe nga ana tjetër heton në liri Majlinda Bufin dhe Edison Memollën që vazhdojnë korrupsionin dhe grabitjen e parave publike.

Çështja “Beleri”, dënimi dhe burgimi politik i tij është një problem thelbësor dhe skandaloz i shtetit të së drejtës në Shqipëri, që është zëvendësuar nga Ramaforma dhe narkoshteti” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit