-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështimi i takimit në Bruksel, Borrell: Kurti paraqiti tri kushte, edhe dorëzimin e Radojçiqit

Kryesoret

Takimi i parashikuar mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel nuk ndodhi.
Pas përfundimit të takimeve sot, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për media ka thënë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Borrell saktësoi për mediat se Kurti prezantoi 3 kushte për t’u angazhuar në procesin e normalizimit të marrëdhënies 2 palëshe.

“Kurti prezantoi tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë. Citoj: së pari, formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhen nga shefat përkatës të qeverive. Tërheqja e letrës së rezervimit, të deportuar nga ish-kryeministrja serbe, e datës 13 dhjetor 2023. Ata ende po flasin për gjëra që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë. Tre, dorëzimi i Milan Radjoçiqit dhe grupit të tij paramilitar, tek organet kosovare” tha Borrell.

Mirëpo mesa duket Serbia nuk ishte e gatshme të përmbushte kushtet.
“Para takimit, ne propozuam një implementim të ri, por për fat të keq, kushtëzimi i zbatimit nuk lejonte diskutimin të fokusohej se si të vazhdohej tutje nga palët. Palët mbetën shumë larg njëra-tjetrës se si procesi i normalizimit duhet të vazhdojë” shtoi Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit