Ditën e djeshme në zonën e Valiasiut u grabit me armë zjarri një argjendari.
Punonjësi i një argjendarie Luis Balliu dhe agjenti i krimeve pranë Komisariatit nr.4, Egzon Mustavataj, janë grabitur nën kërcënimin e armës nga dy persona që ende nuk janë identifikuar nga policia.
Balliu kishte për qëllim që të shiste varësen e shtrenjtë një personi tjetër me të cilin kishin folur në rrjetet sociale dhe takimin e kishin lënë në vendin ku i kishte thënë blerësi.
Pasi kanë mbërritur në vendin e kërkuar nga klienti, dy persona me automjet tip “Golf 5” me targa te huaja ka ndaluar afër tyre dhe ka qëlluar në ajër.
Njëri nga personat ka hapur derën e makinën që ndodheshin Balliu dhe Mustavataj dhe i ka marrë varësen me vlerë 8 milionë lekë të vjetra.
Efektivi i policisë në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur me vete pistoletën e shërbimit, por që nuk e ka përdorur.
Ndërsa në vendngjarje është gjetur një gëzhojë që dyshohet se i përket automatikut të autorëve.