Në Greqi një çift shqiptar u dënuan me 6 vite burg për përvetësim të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme.
Ata kujdeseshin për një grua 82-vjeçare duke përdorur prokurën noteriale dhe vërtetimin e psikiatrisë arritën që ti merrnin pasurinë me vlerë 500 mijë euro.
Çifti u dënua për mashtrim, ndërsa psikiatri i të moshuarës u dënua me 4 vjet burg pasi vërtetoi se e moshuara kishte zotësi juridike.
Kjo u zbulua nga të afërmit e të moshuarës gjatë leximit të testamentit.
Tashmë me vendime të gjykatave civile u anulua testamenti me prokurë dhe kalimet e pasurive të paluajtshme.
Ndërsa çifti shqiptar dhe psikiatri i kanë mohuar akuzat.