Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i cili sapo Apeli i dha vulën “Foltores’ kaloi nga Basha tek Berisha në një tjetër postim në rrjetet sociale i propozon ish-kryeministrit formulën e tij për të bashkuar opozitën përballë qeverisë.
“Une mendoj se pak muaj para zgjedhjeve politike,ne kushtet e reja juridike e politike,ne rrezikun e vazhdimit drejt nje mandati te ri te Qeverise me te inkriminuar ne Evrope,Partia Demokratike forca kryesore e Opozites duhet :
✅ te ndale,sjelljen,retoriken,veprimet e nje konflikti civil brenda vetes. Nje armepushim i brendshem mes demokrateve duhet te shpallet sot. Deri pas zgjedhjeve politike fokusi dhe kundershtari i vetem duhet te jete Qeveria e Edi Rames.
Ceshtja e lidershipit dhe rivalitetet e ambicjet e platformave te ndryshme mbi te ,duhet te zhvillohen pas zgjedhjeve politike.
✅ lidershipi zyrtar duhet te garantoje bashkegzistencen e platformave,ideve,individeve apo grup individeve me qendrime ndryshe ose dhe te kunderta permes garancive statutore ne nivelin e nje Fraksioni me perfaqesim proporcional ne cdo nivel nga qendra deri ne seksionin e fundit,ose ne nje sistem te brendshem si Federate,ku platofrma te organizuara grupindividesh te njihen e te garantohet perfaqesimi edhe pse ndryshe,ne kundershti apo sfiduese te lidershipit zyrtar.
Ne flamurin e Partise Demokratike,ne mund te bashkegzistojme dhe pse te kundert dhe te ndryshem. Sot kjo eshte sfide pergjegjshmerie dhe emancipimi. Dhe rruga e vetme per te qene Bashke kunder Edi Rames” shprehe ai.