Gjatë protestës së 38-të radhazi para Kryeministrisë, një person është përballur me reagimin e protestuesve, të cilët e kanë akuzuar se po fotografonte pjesëmarrësit në tubim.
Sipas pamjeve të publikuara, protestuesit kanë reaguar duke e kundërshtuar dhe kanë bërë thirrje kundër patronazhistëve.
Tubimi vijoi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshime politike, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
/5pyetjet.al









