Pasditen e sotme një zjarr i madh ka rënë në Dhërmi.
Helikopteri Cougar dhe efektivët e FA u kanë shkuar në ndihmë forcave që po përpiqen në shuarjen e zjarrit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes rrjeteve sociale ka ndarë pamjet e mjetit ajror, i cili ka ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë në zonën e prekur.
Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.