Gjatë natës janë djegur dy automjete tek ish URT-ja Durrës.
Dy makinat ishin të parkuara afër njëra-tjetrës në zonën e ish URT-së.
Një nga makinat e djegura është e kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi.
Dyshohet se vënia e zjarrit ka qenë e qëllimshme.
Ende nuk dihen shkaqet dhe policia po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar shkakun.