GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Erjon Cërikun i cili u shpall fajtor për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim.
Ai do të vuajë dënimin pasi vendimi të marrë formën e prerë.
Trupa gjykuese e cila i dha dënimin përbëhej nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Erjon Çela.