Sot po luhet gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Holandës.
“Tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e nëntë, falë një finalizimi perfekt të Xavi Simons.
Holanda vjen pas fitores 2-1 kundër Turqisë në çerekfinale, dhe është tërësisht e karikuar për t’u rikthyer në një finale të një kompeticioni madhor për herë të parë pas 14 vitesh.
Tulipanët kanë hedhur në fushën e lojës ekipin më të mirë, sepse e dinë që sonte do të kenë përballë ekipin më të fortë në letër që kanë pasur deri më tani.