-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jugu në flakë, në 24 orë, 23 vatra zjarri

Kryesoret

23 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend, 21 prej të cilave janë shuar. Në një pasqyrim të situatës nga zjarret në vend ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shkruan në një postim në rrjetet sociale se mbeten aktive vetëm dy vatra: në bashkinë Delvinë dhe në bashkinë Dropull

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile.

Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.

Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit