-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i PD-së Vlorë: E gjithë Shqipëria është sot në protestë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë Atird Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestën që do të zhvillohet sonte në orën 20:00 para Kryeministrisë.

“E gjithë Shqipëria është sot në protestë. Sot në protestë janë të gjitha shtresat e shoqërisë që kjo qeveri i ka dhunuar duke ju mohuar dhe nëpërkëmbur të drejtat”, shprehet Hoxha.

Ai thotë që Shqipëria dhe shqiptarët janë të zhytur në një krizë të gjithanshme dhe këto na detyrojnë që të dalim në protestë.

“Qytetarët janë të zhgënjyer por pavarësisht problemeve të tyre dhe ekonomisë gjithnjë e më shumë në rënie, Rama nuk ndalen. Nuk pret më koha, sepse e keqja nuk ka ndërmend të ndalet. Kur varfëria thellohet dhe mjerimi arrin në nivelet më të larta, Edi Rama është zhytur në luks”, thotë kreu i PD-së së Vlorës.

Hoxha thekson se partia demokratike ka lindur nga përballja dhe do të përballet për të çliruar Shqipërinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit