-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO: Jemi të përkushtuar ndaj Ballkanit

Kryesoret

Presidenti i SHBA Joe Biden përshëndeti me një dolli përvjetorin e 75-të të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e cilësoi NATO-n “si një nga aleancat më të suksesshme, më të forta dhe më jetëgjatë në histori”.

Ndërkaq në takimin e vendeve të NATO-s, Gjermania dhe SHBA njoftuan se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë vendosjen e raketave me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2026. Ky është një hap madhor që synon të mbrojë Evropën përballë kërcënimeve ruse në rritje.

Armët më të fuqishme amerikane, që do të vendosen në Gjermani, përbëjnë dislokimin më të rëndësishëm ushtarak në kontinentin evropian që nga Lufta e Ftohtë, një paralajmërim i qartë për Vladimir Putin.

“Dislokimi në faza” përbën një përgatitje për stacionim afatgjatë në Evropë të kapaciteteve luftarake ku do të përfshihen raketa të tipit Tomahawk dhe armë hipersonike me rreze më të gjerë veprimi, bëhet e ditur në deklaratën amerikano-gjermane.

“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve”, thanë aleatët në një komunikatë.

Ballkani Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi kanë një rëndësi strategjike për aleancën dhe NATO-ja mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të tyre, thuhet në komunikatë, ku theksohet angazhimi për të përmirësuar dialogun politik e bashkëpunimin si dhe vijimin e angazhimit të forcave të KFOR në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit