-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turistët nuk i ‘zëvendësojnë’ dot shqiptarët e ikur, konsumi i dobët edhe në tremujorin e parë

Kryesoret

Ndonëse në vend has turistë pothuajse gjithandej dhe numri i tyre është shtuar me mbi 40% në krahasim me vitin e kaluar, konsumi vijon të mbetet i dobët.

INSTAT raportoi në treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) se konsumi final i popullatës u rrit me 3.59% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vendit, nga 3.75% që ishte rritja në tremujorin e fundit dhe më e ulët se në tremujorin e dytë 2023, kur zgjerimi arriti në 4.7%.

Ritmet e rritjes së konsumit janë më të ngadalta se në periudhën e para pandemisë.

Ndonëse në vend, në tre muajt e parë të vitit, sipas INSTAT kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitI më parë, konsumi nuk ka shënuar ndonjë gjallërim të dukshëm.

E njëjta tendencë u konstatua dhe vitin e kaluar. Konsumi u rrit me 3.8% në 2023, niveli më i ulët që nga pandemia.

 

Ecuria e dobët e konsumit lidhet me dy faktorë:

-Së pari ikja e popullsisë vendase. INSTAT gjeri në Censin e fundit se popullsia vendase është 2.4 milionë banorë, nga rreth 2.78 që ishte vlerësimi i mëparshëm. Në krahasim me Censin e 10 viteve më parë, janë rreth 400 mijë persona më pak në vend, kryesisht për shkak të emigrimit. Pjesa më e madhe e të ikurve janë të rinj, largimi i të cilëve ka ndikuar konsumin e produkteve si brumërat, sheqernat, produktet e përpunuara të mishit, frekuentimin e bareve etj.

-Së dyti, Shqipëria është marketuar si vend i lirë dhe turistët që vijnë priren të shpenzojnë pak. Sipas operatorëve të tregut, frekuentimet kanë qenë më tepër nga turistë me të ardhura mesatare e të ulëta, ku deri 70% e tyre janë turistë të aventurës, “me çanta shpine”, që priren të shpenzojnë pak.

Për më tepër që turistët qëndrojnë pak dhe nuk arrijnë të zëvendësojnë konsumin e qëndrueshëm të banorëve të përhershëm.(lexo KËTU shkrimin e plotë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit