Genc Gjokutaj avokati i Sali Berishës, i cili po hetohet nga SPAK bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi ka reaguar me anë të një postimi.
Gjokutaj së bashku me dhëndrin e tij po hetohen në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.
“Lufta” e SPAK kunder korrupsionit duke hetuar dhe arrestuar Lideret e Opozitës dhe duke perkedhelur Lideret e korrupsionit Qeveritar dhe atij Rilindas eshte pjese e nje skenari mafioz antishqiptar i investuar ne vite nen kujdesin atëror te famëkeqit George Sorros!”, shprehet Gjokutaj.
Ai thotë se SPAK paguhet për të luftuar korrupsionin dhe jo për ta mbrojtur apo goditur atë me autorizim të Ramës dhe Veliajt.
“Nese jo ligji do te vendoset nga Populli! Por mos harroni se vendimet e Tij nuk mund te ankimohen Ndaj nxitoni qe te keni mundesine te shpetoni!”, shprehet Gjokutaj.