Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Galdini tha se është i gatshëm që të ndihmojë SPAK-un.
“E nëse SPAK vepron, unë jam i gatshëm të ndihmoj me pyetje e ngritje dyshimesh të shëndetshme mbi punën në sektorin e Barnave dhe Farmaceutikës por edhe më tej në sistemin mizot shëndetësor shqiptar”, u shpreh Galdini.
Ai theksoi se nuk do të hesht dhe ka shumë pyetje e dyshime që do ti bëj publike.