-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohen mbi 100 kg hashash, arrestohet shqiptari dhe katër persona të tjerë

Kryesoret

Një operacion antidrogë është ndërmarrë nga oficerët e Policisë së Shtetit të Qarkut III Fidene-Serpentara, i koordinuar nga Prokuroria e Romës, të cilët gjatë shërbimeve të ndryshme për të luftuar trafikun e drogës arrestuan 5 persona pasi dyshoheshin për shpërndarje droge.

Në via Publio Elio në shtëpinë e një 28-vjeçari shqiptar gjetën të fshehura në dhomën e gjumit rreth 979 blloqe hashash me peshë rreth 72 kg në total, 13 cigare elektronike, në rezervuarin e të cilave kishte lëng me efekt narkotik, materiale të ndryshme paketimi droge dhe rreth 30.000 euro cash.

Në via Giorgio Pelasca policia kreu një kontroll në një makinë, gjeti rreth 22 kg hashash dhe u arrestua një 44-vjeçare italiane.

Në vijim të operacionit, në rrugën Via Siculiana ata kanë identifikuar një 52-vjeçari dhe 29-vjeçari të dy italianë dhe brenda çantës kanë gjetur 1 kilogram e gjysëm hashash. Më tej, 29-vjeçarit i gjetën 3 mijë euro, ndërsa 52-vjeçarit, 2845 euro.

Në via Pavian një 45-vjeçar italian i kanë gjetur mbi 400 gram hashash dhe 85 euro dhe e arrestuan.

Ndërsa autoriteti gjyqësor, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase, ka vërtetuar arrestimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit