-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot vendoset procedura/ Beleri: Dua 7 ditë leje të betohem si Eurodeputet

Kryesoret

Komisioni i lejeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do të vendosë sot proceduat e udhëtimit të Fredi Belerit drejt Strasburgut në Francë, ku do të shkojë fizikisht në Parlamentin Evropian si eurodeputet për t’u betuar. Fredi Beleri kërkon leje 7 ditë që të shkojë në Parlamentin Evropian. Beleri thekson se ka kryer 5/6 e dënimit, pasi i kanë mbetur vetëm 3 muaj e 14 ditë burg për të kryer. Beleri thekson po ashtu se gjatë kësaj kohe ka zbatuar rregulloren e burgut, ka marrë pjesë në programet rehabilituese e madje ka kërkuar edhe të punësohet sipas kushteve të IEVP.

“Kërkuesi ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar, sipas nenit 72/2 të ligjit nr. 81/2020, plotëson kushtet e nenit 72/1 të ligjit nr. 81/2020, nuk ka marrë asnjëherë leje shpërblyese, dhe duke qënë se bazuar në këtë nen, Ju, me cilësine e drejtuesit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, keni kompetencën e shqyrtimit, Ju drejtohet me kërkesë për dhënien e Lejes Shperblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qëllim që të kryejë angazhimet e detyrueshme të tij me cilësine e Anëtarit të Parlamentit Europian, të marrjes pjesë në Asamblenë e Parlamentit Europian në Strasburg Francë nga datat 15-20 korrik 2020″ thuhet në kërkesën e Fredi Belerit” mbyllet kërkesa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit