-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do t’i ofronte bashkësia ndërkombëtare garanci Kosovës?

Kryesoret

Për njohës të zhvillimeve në Ballkan, garancitë që i kërkon presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë të drejta dhe të domosdoshme.

Por, njësoj, sipas tyre, janë edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova ta themelojë këtë asociacion.

“Mënyra më e mirë për Kosovën që t’i marrë garancitë që i meriton, është t’u ofrojë serbëve të Kosovës garancitë që i meritojnë si qytetarë të Kosovës”, thotë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Osmani, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës më 10 korrik, kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë garanci për sigurinë dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në këmbim të themelimit të Asociacionit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse qëndron prapa këtyre kërkesave, por zyrtarë të saj thanë se nuk do të deklarohen për këtë temë.

Në një intervistë dhënë REL-it më 19 mars, kryeministri Albin Kurti tha se është “në një linjë” me presidenten Osmani sa i përket çështjes së Asociacionit./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit