Policia ka arrestuar një 34-vjeçarin, Ersild Ishmi i cili ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e një lokali në Velipojë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në 28 qershor në fshatin Pulaj.
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit E. I.).
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit.” thuhet në njoftimin e policisë.