Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër ku një 27-vjeçare së bashku me 4 fëmijët e saj tentoi të mbytej në lumin Buna.
Mësohet se 27-vjeçarja është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe tani jeton tek prindërit e saj.
Ajo ka komunikuar me familjarët e saj dhe ata menjëherë kanë lajmëruar efektivët e policisë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka parandaluar 27-vjeçaren dhe fëmijët e saj.
27-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe së bashku me 4 fëmijët është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës.
Tentoi të hidhej në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët, ndërhyn policia