Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj simpatizantëve ka folur rreth turizmit në shqipëri.
Berisha shprehet se turizmi nga pasuria përrallore turistike është sot një mallkim i vërtetë për shqiptarët.
“Këto ditë, narkozyrtarët me në krye Edi Ramën janë vërsulur me tërbim kundër ‘dizinformimeve’, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit”, theksoi Berisha.
Ai tha se do ta tregoj sesi vjedhjet, shpërdorimet e Ramës dhe narkoqeveritarëve, e shndërruan këtë pasuri përrallore të shqiptarëve në një mallkim.