-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjergji: Zjarri i qëllimshëm në fushën e mbetjeve në Elbasan për të ulur malin e mbeturinave

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ka dalë në një deklaratë për mediat dhe ka denoncuar zjarrin që ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në Elbasan, i cili është përfshirë nga flakët për të dytin vit radhazi.

Gjergji shprehet se fusha e mbetjeve të inceneratorit të qytetit është në flakë dhe po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Ndërkohë që kërkohen shkaqet e zjarrit ato janë aty para syve: mbeturinat që nuk i djeg incenerator, për të cilin taksapagueseve u janë grabitur miliona euro, i djeg zjarri i vënë me qëllim për të ulur malin e mbeturinave. Ndërkohë që Elbasani digjet, Gledjan Llatja krihet, në takimin e kryebashkiakëve në Tiranë me kryeministrin. Qytetarët përvëlohen, hajdutët argëtohen!”, shprehet Gjergji.

Ajo u bëri thirrje drejtësisë që të kryejë funksionin e vet dhe ti shkojë hetimeve deri në fund, pasi vetëm kështu merr fund rreziku i shëndetit për qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit