-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ Lirohen prindërit shqiptarë pas vdekjes së djalit autik në makinë

Kryesoret

Petrit dhe Vezire Elezi, prindërit shqiptarë që u arrestuan pas vdekjes tragjike të djalit të tyre autik, janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidës. Ata janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje një herë në muaj”.

Në seancën gjyqësore, avokatja e çiftit, Vasilea Oikonomou, argumentoi se prindërit janë të shkatërruar nga ngjarja dhe se 23-vjeçari kishte preferuar të kalonte kohë në makinë me dritaret të hapura, duke marrë gjithmonë ujë dhe ushqim nga ata.

Sipas autoriteteve, temperatura ishte shumë e lartë dhe 23-vjeçari kishte qëndruar në makinë për të paktën tre orë. Pasi kanë zbuluar vdekjen e tij, prindërit e kanë çuar djalin fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku është konfirmuar vdekja e tij nga goditja e të nxehtit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit