Kryeministri Edi Rama u takua me homologun e tij Keir Starmer në samitin e liderëve në Britani.
BCC shkruan se gjatë një bisede jozyrtare në Pallatin Blenheim ata diskutuan marrëveshjen e Italisë për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri.
Ata diskutuan çështjet e sigurisë evropiane duke përfshirë migrimin, veçanërisht zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri, së bashku me mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin e MB në Ballkanin Perëndimor, shton një zëdhënës numër 10.
Ai gjithashtu tha se të dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.