Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi ka reaguar për rizgjedhjen e Ursula Von der Leyen në krye të Komisionit Europian.
Rama thotë Rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit.
“Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë të përtërirë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian”, shkruan Rama.