-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Balla: Është rritur siguria, sot 3 herë më pak vrasje se në 2023

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij sot ka folur për projektligjin për Policinë e Shtetit ku u shpreh se policia ka bërë një përmirësim drastik.

Balla u shpreh se statistikat flasin se më 2023 ka tre herë më pak vrasje se në 2012 çka nënkupton që siguria në Shqipëri është rritur.

Taulant Balla: Kemi rritur sigurinë publike, duke pasur prioritet luftën pa kompromis kundër krimit. Policia është institucion, qëllimi i së cilës është shërbim cilësor për qytetarët. Statistikat janë fakte të pakundërshtueshme.

Ata tregojnë se lufta ndaj krimit ka pasur përmirësim drastik. Sot kemi 3 herë më pak vrasje se më 2012. Në Shqipëri janë përgjysmuar humbjet e jetës për shkak të aksidenteve rrugore. Ky trend zbritës vazhdon që të thellohet dhe pritshmëritë tona janë të larta. Dikur 31 përqind e qytetarëve e besonin policinë, ndërsa sot 71 përqind e qytetarëve e besojnë Policinë e Shtetit, falë punës së shkëlqyer dhe rezultateve që flasin vetë.

Shqipëria jonë e dashur po hyn në fazë të re zhvillimi. Sot, në Shqipëri ka 10 milionë turistë ose më tepër dhe duhet të përgatisim Policinë e Shtetit, që të jetë e aftë të përballet me sfidat, që kanë të bëjnë me luftën ndaj krimit të organizuar, kundër krimit kibernetik, me përballjen me dhunën seksuale, dhunën gjinore etj. Projekt ligji për Policinë e Shtetit na shërben për të luftuar më mirë krimin, në çfarë do lloj forme që shfaqet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit