-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: Halli pas dy skenarëve të Berishës

Kryesoret

Një javë më parë, përmes një entuziazmi të madh, Partia Demokratike organizoi protestën e saj, të cilën, duke e konsideruar të jashtëzakonshme, kërkoi të sillte mesazhin se pas saj, befas, në Shqipëri do të ndodhte përmbysja e pushtetit, ose , të paktën, qeveria e së majtës do të detyrohej të bënte lëshimet e mëdha, q[ë patjetër do e dërgonin opozitën në pushtet.

Për më tepër, nga shumë prej protestuesve pritej lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, fillimi i një ere ndryshe në linjën e saj politike, e, mbi të gjitha konsolidimi i radhëve të saj, si një detyrim për të qeverisur në të ardhmen.

Një javë më pas, veç kërkesës së ditur tashmë për zgjedhje të lira, është shtuar edhe ajo e krijimit të një qeverie teknike, këtë saj radhe pa shefin e tanishëm të qeverisë, sipas një gjysmë shembulli të marrëveshjes së panjohur Rama – Basha, e mbi të gjitha sipas asaj që ishte saktësuar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Tani kjo më mëshohet në të gjitha deklarimet politike të drejtuesve të opozitës, nga i madhi deri tek i fundit, e, megjithëse nuk është kërkesë e re, sepse është synuar sa herë që kanë qenë në opozitë, ajo po shikohet si shpresa e vetme e ardhjes në qeverisje.

Të gjitha krahasimet çalojnë. Çalon edhe ky mes shtetit shqiptar dhe asaj që ndodh në Maqedoninë e Veriut, pasi, as të ngjashmet nuk janë të njëjta dhe as të ndryshmet nuk janë thellësisht të tilla.

Në Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga Shqipëria, shteti është i përbërë, edhe e sanksionuar në Kushtetutën e vendit, nga dy palë themelore, maqedonasit, një kombësi e krijuar nga politika, edhe nga shqiptarët, që përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë së vendit. Shqiptarët, përmes luftës çlirimtare, morën ato të drejta që u ishin mohuar, që nga gjuha dhe flamuri , deri te punësimi, shërbimi shëndetësor, arsimi në gjuhën amtare. Historia e afet mes dy nacionaliteteve kishte qenë e ashpër, qeverisjet e shumicës kishin qenë të dhunshme, dallimet mes dy forcave kryesore politike në këtë shtet, kur ishte fjala për qëndrimet ndaj shqiptarëve, kishin qenë të njëjta.

Ndryshimi i qeverisjes në pragun e zgjedhjeve, duke krijuar një qeveri teknike, nuk ishte thjeshtë një ndryshim mekanik, por konceptual dhe politik, pasi në krye të saj do të ishte një figurë e njohur nga radhët e shqiptarëve, si shenjë besimi, por edhe përkushtimi ndaj zgjedhjeve të lira. Kjo ishte e domosdoshme, ë të vërtetë jetike dhe shfaqi përparësitë  e saj në zgjedhjet e fundit politike.

Në Shqipëri nuk është ky realitet. Pakicat brenda shtetit shqiptar respektohen dhe kanë të drejta të ligjëruara. Nuk kanë qenë asnjëherë në gjendjen e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe as nuk mund të mendohet se një ditë mund të jenë.

Krijimi i në qeverie teknike nuk ka ndodhur asnjëherë në kohën kur PD ishte në pushtet dhe as nuk është menduar të ishte. Mohimi i të drejtës të kontrollit të votës dhe verifikimit të saj u bë absolut, sa që , edhe kërkesa më e zakonshme, hapja e dy a tri kutive të votimeve, përfundoi me djegiet e tyre në bregun e lumit Erzen, jashtë çdo vendimi ligjor.

Por thelbi i këtij shënimi nuk është ky.

Një javë pas protestës që , si zakonisht, u quajt madhështore dhe më e madhja në histori, shenjat e saj nuk duken askund he besimi se përmes saj do të vijë përmbysja e një qeverie, është e pakët, në mos e shuar. Reduktimi i saj është në ato dy arsyet kryesore që u bë: presion ndaj sistemit të drejtësisë për të liruar liderin e tyre, dhe, së dyti, për të ngjallur një shenjë të ekzistencës së tyre.

Nëse besimi u shua kjo ka të bëjë me një fakt të thjeshtë. Shumë të njohur dhe të besuar.

Opozita nuk e ndali dot protestën e saj meskine dhe të pa fuqishme, të përsëritur në çdo javë para bashkisë së Tiranës, duke sjellë pamjen e një humbje mizore, e cila nuk do të mund të ringjallej nga ajo që do të ndodhte më pas, protesta e përgjithshme.

Protestat e zakonshme, gjithnjë me më pak njerëz, pa forcë, frymëzim dhe me banalitete politike, të ndodhura para bashkisë së Tiranës, si ishte edhe ajo e djeshmja, ishin si peshqit e vegjël, që papritmas hëngri peshkun e madh, protestën kombëtare.

Ato, ashtu të rrëmujshme, me djegie gomash dhe hedhje flakadanësh, me fjalime të hallakatura, pa asnjë ide dhe shenjë civilizimi, kërkesa të çoroditura dhe personazhe që po kthehen në qesharakë, çjerrje figurash që nuk sjellin asnjë ide, e aq më pak vizion politik, ishin parathënia e shuarjes së idesë , nëse ka pasur, të protestës së madhe.

Pas të dy skenarëve qëndron halli i një familje të vetme biologjike. Halli i një njeriu vjehërr dhe dhëndrit të tij plëngprishës. Që e kanë të vështirë të mësohen me gjendjen e tyre, që nuk i ngjan aspak asaj të kohës së sundimit autokrat dhe mos përfilljes së shtetit, por shkeljes së tij.

Ky hall i përsëritur çdo javë para dyerve të një bashkie , i shfaqur në një protestë të forcës së tyre politike, tashmë i ri ardhur përsëri në këto dyer,është ri përsëritja e asaj që ka ndodhur dhe e atyre që do të ndodhin në të ardhmen.

Flakët e vogla të protestës para bashkisë nuk ndezin dot zjarrin e opozitës, edhe kur ajo është në të drejtën e saj. Përkundrazi, e shuajnë. Si , edhe po ndodh.

Më shumë se gjithçka tjetër duket se opozita po përgatit alibinë e një humbje të ardhshme.

Kur kjo të ndodhë, atëherë alibia do të jetë shumë e thjeshtë: Nuk kishte qeveri teknike, ndaj nuk u bënë zgjedhje të lira, ndaj votat u vodhën, ndaj sistemi u prish, ndaj e majta do të qeverisë me bandat, ndaj….

Gjithçka është më e thjeshtë: Peshqit e vegjël, rioshët e ri ardhur me brekë nëpër këmbë në selinë e opozitës,   do të jenë llupësit e peshkut të madh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit