Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Ish kryebashkiaku akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste.
Njëri rast ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës para 11 vitesh dhe rasti tjetër la të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Vangjush Dakon.