Fredi Beleri u rikthye në burg pas 5 ditëve leje nga komisioni në Drejtorinë e Burgjeve. Ai është rikthyer në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit.
“Nuk më vjen fare keq që do të shkoj në qeli, unë e respektoj drejtësinë edhe pse drejtësia nuk respekton veten e vet”, tha Beleri për mediat.
Beleri pati edhe një koment për zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë e Himarës.
“Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj edhe më të përshtatshëm se sa unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojnë atë që filluan më 14 maj 2023. Jam i bindur për fitoren”, deklaroi Beleri.









