Një 32-vjeçar ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij 27-vjeçare nga Shqipëria në Mesogeia të Atikës, Greqi. Ngjarja ndodhi më 17 korrik në prani të djalit të tyre të mitur.
Pas dhunës, i akuzuari postoi një video intime të ish-gruas së tij në TikTok dhe e dërgoi në celularin e saj dhe të nënës së saj, duke e kërcënuar se do t’ia dërgonte edhe të tjerëve.
27-vjeçarja raportoi ngjarjen në Drejtorinë e Policisë, ku u hap një dosje për dhunë në familje dhe pornografi hakmarrëse. Ajo gjithashtu tha se ish-burri i saj e ka kërcënuar me armë dhe se është përdorues i drogës dhe alkoolit.