“Maldivet e Europës” (Ksamili) që u bënë fytyra turistike pozitive e Shqipërisë në media dhe rrjete sociale tre vitet e fundit, po bëhen edhe destinacioni më i kritikuar. Promovimi “falas” duket se mund të kthehet në bumerang për imazhin e përgjithshëm turistik, nëse nuk merret nën kontroll.
Suksesi i papritur turistik i vendit në tre vitet e fundit duhet të kishte nxitur qeverinë që të kishte zgjidhur ngërçet me infrastrukturën, trafikun dhe plotësimin e ofertës turistike me Shqipërinë në të gjitha dimensionet e saj.
Operatorët turistikë pranojnë se Shqipëria ofron sot raportin më të mirë cilësi/çmim, por ritmi i ngadaltë në zgjidhjen e problematikave dhe krijimi i modeleve negative (edhe pse të izoluara) mund të vërë në pikëpyetje qëndrueshmërinë afatgjatë. (lexo KËTU shkrimin e plotë)