Pasditen e djeshme një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa shenja jete nga zona detare e plazhit të Artemisë.
Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës.
Shqiptares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “KORGIALENIO – BENAKEIO E.E.S.” ku është konstatuar vdekja.
Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.