Mbrëmjen e sotme një banesë në fshatin Lazarat është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje menjëherë kanë arritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Banesa është e pabanuar dhe brenda saj nuk kishte orendi.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.