Deputeti i Partisë Demokratike Erion Braçe ka komentuar gjobitjen e fermerëve në Maliq nga Policia e Shtetit.
Braçe shprehet se kjo situatë nuk zgjidhet përmes gjobave por përmes zgjidhjeve të problemeve të fermerëve.
“Jo çdo protestë quhet e tille po të zësh rrugën, e po mos ta zësh nuk quhet e tillë; ajo rruga nuk të çon thjesht në Pogradec për lart e në Devoll për poshtë; jo! është rruga që na lidh me fqinjin jugor, rrugët e portet ekonomike të tij, vendeve tutje tij, rajonin, Evropën më tej; ashtu siç prej andej tek ne, rrjedh ekonomia e turizmit; troç-nuk e zgjidh hallin e patates, monitorimin e tre baktereve, zënia e kësaj rruge! përkundrazi, përkeqëson!”, shkruan Braçe.