-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaxhai i Aleks Nikës del nga SPAK-u: Hetoni Berishën, Bashën dhe zinxhirin e Gardës

Kryesoret

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dëshmoi në SPAK ditën e sotme pas regjistrimit të dosjes nga prokuroria. Ai tha se gazetari që ka kasetën e komunikimeve të Gardës në 21 Janar duhet ta dorëzojë në SPAK. Akuzoi Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Gardën për vrasjet.

Ne pamë që SPAK filloi hetimet dhe premtimi është që do të hetohet deri në fund zinxhiri komandues që ka urdhëruar ngjarjen e 21 Janarit. Unë them se sikur e ka nisur rihetimin SPAK do ta çojë deri në fund, do ta zbardhë, pasi është jashtë ndikimeve politike.

Më pyetën për kasetën, që e ka gazetari Artan Hoxha që duhet ta dorëzojë. Përveç kasetës kemi të dhëna të tjera. 21 janari është krim shtetëror dhe shteti duhet të dalë para drejtësisë penale.

Si mund të vrasë shteti? Ne e dimë kush e ka bërë, e ka bërë komanda e gardës bashkë me ministrin dhe kryeministrin e kohës” tha ai. Sot dëshmoi edhe gruaja e Aleks Nikës, Rajmonda.

Gruaja e Aleks Nikës del nga SPAK-u: Fakte të reja për 21 Janarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit