Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu ka prezantuar raportin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit “TIMS”.
Nga hetimi parlamentar komisioni arriti në konkluzionin për një rishikim të kuadrit ligjor.
“Aktet nënligjore në fuqi për sistemin TIMS duhen rishikuar tërësisht për mbrojtjen e të dhënave për sistemin TIMS, ku të përfshihen në të gjitha nivelet kontrollet, si dhe të miratohen rregulla ku rregullohen kompetencat dhe llogaridhënie në çdo nivel”, thekson raporti.
Ndërkohë Komisioni Hetimor kërkon ndryshime ligjore brenda 6 muajve.
“Mirëpresim gjithashtu që në draft-propozim të jenë inkuadruar tërësisht sugjerimet e rekomandimet e dhëna në këtë raport”, thuhet në dokument.