-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Genci Gjokutaj: Lulzim Basha ose Lul Brava do të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë

Kryesoret

Lulzim Basha ose siç njihet ne rrethet e politikes si Lul Brava ka deklaruar se ndaj vendimit te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem qe njohu si zyrtare dhe reale Kuvendin e Rithemelimit dhe vendimet e tij do te ushtroje Rekurs ne Gjykaten e Larte!

Ky veprim i ketij mercenari te pa fytyre eshte nje 1. bllof nga ana juridike, 2. turp nga ana morale dhe 3. levizje djallezore nga ana taktike!

  1. Eshte bllof juridik pasi Gjykata e Larte se ciles do ti drejtohet Luli me Rekurs e ka ezauruar kete çeshtje me rastin e prishjes se vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimin po ne Apel por me nje tjeter trup gjykues! Gjykata e Larte ne vendimin e saj ka gjykuar dhe ne fund ka konkluduar se zgjidhja e çeshtjes varet nga legjitimimi ose jo i ankuesit ne shkallente pare qe ishte fund e krye antiligjor! Ne kete veshtrim Gjykata e Larte duke konstatuar se vendimi i Gjykates se Apelit i ankimuar tashme nga Rithemelimi nuk i ka hyre shqyrtimit te legjitimimit te ankuesit e per pasoje e ka lene konfliktin te pagjykuar dhe per pasoje te pa zgjidhur e ka prishur çeshtjen dhe e ka kthyer per rigjykim pikerisht me detyren qe gjykata e rigjykimit te Apelit ta zgjidhte ne menyre shteruese dhe perfundimtare! Te mos harrojme qe detyrat e Gjykates se Larte per gjykaten e rigjykimit (Gjykata e Apelit) jane obliguese per te!

Gjykata e Apelit ne rigjykim ne zbatim te detyres se Gjykates se Larte konstaoi dhe vendosi pushimin e gjykimit ne Gjykaten e Apelit pasi ankuesi (Basha + Alibeaj) nuk legjitimohej dhe nuk e gezonte kete tager!

Vajtja e Lul Braves perseri ne Gjykaten e Larte eshte nje perpjekje boshe pasi ne kete rast çeshtja eshte zgjidhur nga detyrat e vena nga Gjykata e Larte dhe te zbatuara nga Gjykata e Apelit te rigjykimit! Prandaj edhe Rekursi i Bashes eshte i paparanueshem pasi jane ezauruar te gjitha versionet vendimmarrese dhe eshte teresisht pa objekt!

  1. Vendimi per te bere Rekurs eshte ne vetvete edhe nje turp nga ana morale perballe vendimmarrjes se anetaresise se Demokrateve te cilet ne nje shumice absolute votuan per Sali Berishen dhe Rithemelimin rezultat te cilin as Alibashet vete nuk e kontestuan ne themel por qe e ankimuan ne menyre te kunderligjshme fale nje vendimi gjyqesor korruptiv te Gjykates se Shkalles se Pare!

Ky ankim ka patur si qellim asgjesimin e PD se vertete si subjekt politik dhe si pasoje demtimin e saj ne garat elektorale si nje Parti jo zyrtare. Ankimi i paligjshem i Alibasheve ka mundesuar hapjen e rruges per vijimin e pushtetit te Rames i cili ishte jetik me investimin e tij dhe mbajtjen ne loje te grupimit renegat te vete quajtur demokrat!

Vete berja e Rekursit kur çeshtja eshte zgjidhur perfundimisht eshte moralisht e turpshme sa kohe qe Rekursbërësit e dine sakte te verteten!

  1. Taktikisht Rekursi i Alibasheve eshte nje levizje shume djallezore pasi duke qene koshiente per fundin e tij kerkojne se pari te perçajne demokratet me shpresen e rreme se do të rimarrin vulen dhe logon dhe se dyti te ndihmojne Ramen dhe banden e tij ne zgjedhjet e vitit 2025!

Ky qendrim djallezor ne dem te Demokracise dhe te fatit te Shqiptareve meriton nje denim te shumefishte dhe shume te ashper ne perpjestim te drejte me demin e shkaktuar!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit