Një 24 vjeçar shqiptar është burgosur për gati dhjetë vjet për transportimin e emigrantëve nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Kanalit të Le Manshit.
Sipas njoftimit të (NCA) Agjencisë Britanike Kundra Krimit të Organizuar besojnë se Eglantin Doksani, mund të ketë qenë përgjegjës për transportimin e qindra njerëzve nëpër Kanal gjatë vitit 2022.
Hetuesit e identifikuan atë si një bashkëpunëtor të Hewa Rahimpur, një nga drejtuesit e një bande të përfshirë në lëvizjen e rreth 10,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar.
Doksani vepronte si agjent për emigrantët, duke ndërmjetësuar hapësirat në varkat e operuara nga rrjeti i Rahimpurit dhe të tjerë.
Pasi u zbuluan prova të mëtejshme të aktiviteteve të tij të kontrabandës me njerëzit e tij nga hetuesit, ai u arrestua për herë të dytë, këtë herë në Cheshunt, Hertfordshire.
Policia zbuloi se ai kishte përdorur një pasaportë të rreme për të hapur llogari bankare, të cilat më vonë i përdori për të depozituar fitimet e tij kriminale.
Pas arrestimit të tij të dytë, ai u akuzua për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, mashtrimin, pastrimin e parave dhe veprat penale të furnizimit me drogë.
Më vonë u deklarua fajtor për shtatë vepra penale dhe u burgos sot për nëntë vjet e nëntë muaj nga një gjykatës në Gjykatën e Kurorës St Albans.