-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i kontrolloi apartamentin në Vlorë Ilir Beqajt, reagon avokati i tij

Kryesoret

Ditën e sotme SPAK i kontrolli apartamentin në katin e 7 pranë Lungomares në Vlorë ish ministrit Ilir Beqaj.

Avokati i Beqajt ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se është kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët i kanë kërkuar që të ishte prezent në kontrollin që do ti bëhej shtëpisë në Vlorë në pronësi të ish ministrit.

Avokati Ermal Yzeiraj tha që gjithashtu i kanë kërkuar që tu sillja nga Tirana çelësin e shtëpisë në të kundërt ata do të shpërthenin derën.

“Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit”, u shpreh avokati.

Më tej ai thekson se një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar për të gjetur me çdo kusht një arsye që Beqaj të mbahet në burg.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit