Ditën e sotme presidenti Bajram Begaj dekretoi lirimin nga detyra Rezart Bregun si Ambasador Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit.
Në këtë detyrë Begaj emëroi Genti Bendo.
Bendo do të ushtroj detyrën e tij si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident.