Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve tha se Veliaj dhe ish zëvendësi i tij Arbjan Mazniku kanë shembur 13 pallate në zemër të Tiranës për të mbushur arrakat e tyre.
“Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij. Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti”, u shpreh Berisha.
Më pas ai i përgëzoi të gjithë protestuesit që rrethuan bashkinë e Tiranës në një protestë të pamposhtur.